Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Një klub nga Irani interesohet për Hadergjonajn

Florent Hadergjonaj

Mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, mund ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Iranit. 

Interesim për futbollistin e Alanyasporit ka shprehur skuadra nga Teherani,  Persepolis, ka raportuar “tasnimnews.com” të mërkurën. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbrojtësi i Kosovës me skuadrën elitare të Turqisë ka kontratë deri në fund të këtij edicioni. 

30-vjeçari iu bashkua Alanyasporit në verën e vitit 2023 nga Kasimpasha. Ka luajtur edhe në Angli, Gjermani dhe Zvicër. 

Hadërgjonaj ftohet rregullisht te Kosova. Për “Dardanët” ka shënuar një gol në 34 ndeshje nga viti 2019.