Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gruaja që shantazhoi Sonin dënohet me katër vjet burg

Son Heung-min

Një gjykatë në Korenë e Jugut e ka dënuar një grua që shantazhoi yllin e futbollit, Son Heung-min, me katër vjet burg. 

Gruaja në të njëzetat dhe bashkëpunëtori i saj, në të katërdhjetat, u shpallën fajtorë për shantazh ndaj ish-kapitenit të Tottenhamit. Gruaja kishte thënë se është shtatzënë me fëmijën e jugkoreanit të njohur. 

Ajo ia zhvati futbollistit 200 mijë dollarë amerikanë dhe e kërcënoi se do ta bënte publike akuzën nëse ai nuk do të paguante.

Gruaja i shpenzoi paratë për gjëra luksoze. 

“Gruaja këmbëngul se i mori paratë si kompensim dhe e portretizon veten si viktimë”, i thanë prokurorët gjykatës të hënën. “Por pretendimet e saj nuk përputhen plotësisht me faktet”.

Edhe Soni largohet nga Tottenhami pas një dekade Futboll Soni largohet nga Tottenhami pas një dekade

Prokurorët thonë se ajo ka planifikuar “krim të plotë”.

Bashkëpunëtori i gruas, i cili e kishte kërcënuar Sonin 15 herë për të marrë paratë, u dënua me dy vjet burg për tentativë shantazhi.

Kur gruaja dhe bashkëpunëtori i saj i kërkuan më shumë para këtë vit, Soni shkoi në polici.

Sipas gjyqtarit, futbollisti Son kishte kaluar “ankth të fortë mendor” pasi rasti doli në media.

Edhe “Divorci i shekullit”, miliarderi detyrohet t’ia paguajë ish-gruas 565 milionë euro Botë “Divorci i shekullit”, miliarderi detyrohet t’ia paguajë ish-gruas 565 milionë euro

33-vjeçari në gusht u largua nga Tottenhami pas dhjetë vjetësh. U transferua në SHBA te skuadra Los Angeles. U bë transferimi më i shtrenjtë në histori të MLS-së, ndërsa është lojtari i dytë më i paguar.

Ai gëzon popullaritet të madh në Kore të Jugut dhe vendet tjera aziatike.