Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gol e asistim nga Ademi në Kinë

Albion Ademi

Sulmuesi shqiptar, Albion Ademi, ka qenë vendimtar në fitoren e Tianjin Jinmen Tiger në elitën e futbollit të Kinës. 

Tianjin Jinmen Tiger fitoi në udhëtim te Qingdao Ëest Coast me rezultatin 3:1. 

Ndeshja u zhvillua të mërkurën dhe i takoi xhiros së pestë të kampionatit kinez. Ademi fillimisht asistoi në golin për 1:0 për mysafirët në minutën e 57-të. 

Më pas realizoi vetë për 2:1, pesë minuta para fundit të gjithë takimit.  25-vjeçari luajti deri në minutën e 90-të. 

Në pesë ndeshjet e edicionit aktual, ai ka realizuar dy gola dhe ka dy asistime.  Tianjini zë pozitën e katërt me 10 pikë, aq sa ka edhe Cangzhou në vendin e pestë. 

Lider është Shanghai Shenhua me 15 pikë. 

Edhe Ademi ia siguron fitoren Tianjinit Futboll Ademi ia siguron fitoren Tianjinit

Ndërkohë, sulmuesi tjetër shqiptar, Giacomo Vrioni, ka realizuar dy gola në disfatën e thellë 5:2 të New England Revolution në udhëtim te Club America, në Kupën e Kampionëve të CONCACAF-it. 

Me këtë humbje, New England Revolution është eliminuar nga kjo garë në çerekfinale. 

Vrioni shënoi për 4:1 në minutën e 65-të, dhe për 5:2 në minutën e 92-të.