Albion Ademi ka shënuar një tjetër gol për Tianjin Jinmen Tigerin në elitën e futbollit të Kinës.
Në xhiron e 22-të të Superligës kineze, Ademi dhe Tianjini të dielën fituan në shtëpi përballë Zhejiang Professional, me rezultatin 3:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga harkimi i Ademit në minutën e 27-të, vendësit fituan penallti që më pas e konkretizuan në gol për 1:0.
Ademi ndërkohë e shënoi golin për 3:1 në minutën e 63-të.
Ai me të majtën shënoi me gjuajtje të fuqishme nga zona.
Ademi e kompletoi ndeshjen, ndërsa në edicionin aktual ka tetë gola e tetë asistime.