Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjyqtarja lëndohet në miqësoren ku pati përleshje

Rrahje

Një gjyqtare e futbollit është lënduar dhe është dashur ta lërë fushën pasi u rrëzua në tokë teksa tentonte ta qetësonte situatën në miqësoren Metz – Fortuna Sittard, të shtunën. 

Mathilde Demoncay humbi vetëdijen kur u rrëzua në tokë. Futbollistët e të dyja ekipeve u përfshinë në një incident, që ka mundur të përfundonte në përleshje edhe më të madhe. 
Gjithçka ndodhi në minutën e 40-të. 

Gjyqtarja mbeti e shtrirë në tokë për disa minuta duke e mbajtur krahun, ndërsa asistentët, pjesëtarët e sigurimit dhe stafi mjekësor vrapuan menjëherë në fushë. 

26-vjeçarja u kthye në fushë, por si gjyqtare anësore. Detyrën e saj e mori një gjyqtar tjetër. 
Metzi francez e fitoi miqësoren ndaj holandezëve të Fortuna Sittardit, 3:1.

Artikuj të ngjashëm