Një incident në futbollin amator në Çeki ka përfunduar me dorëheqjen e njërit prej drejtuesve të gjyqtarëve, pasi pamjet e tij duke lëvizur me vështirësi në vijën anësore të fushës u shpërndanë në rrjetet sociale.
Jan Sanak, kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve në rajonin e Pardubicës, u largua nga ndeshja mes Aamberkut dhe ekipit të dytë të Lanskrounit në minutën e 22-të.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale kanë nxitur dyshime se gjyqtari mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit. Në video, ai shihet duke lëvizur në mënyrë të paqëndrueshme përgjatë vijës anësore të fushës dhe duke pasur vështirësi për ta mbajtur ekuilibrin.
Megjithatë, raporti zyrtar i ndeshjes e arsyeton largimin e tij me një lëndim në pjesën e kyçit të këmbës së majtë.
Pas incidentit, Sanak dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve. Federata rajonale e futbollit konfirmoi se dorëheqja e tij ishte pranuar dhe se rasti do të trajtohej më tej.
Deri në publikimin e raportimeve, dyshimet për konsumimin e alkoolit nuk janë konfirmuar përmes ndonjë testi të publikuar zyrtarisht.