Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale, kalon Italinë

Gjermani

Gjermania është gjysmëfinalistja e parë e Ligës së Kombeve.

Në çerekfinale, Gjermania e eliminoi Italinë, ndaj të cilësi shënoi një fitore dhe kishte një barazim.

Pas fitores 2:1 të enjten në Milano, Gjermania barazoi 3:3 me Italinë të dielën mbrëma në Dortmund.

Joshua Kimmich shënoi pas gjysmë ore lojë nga penalltia për 1:0. Menjëherë në minutën e 36-të golin e dytë për gjermanët e realizoi Jamal Musiala. Ndërkohë Tim Kleindienst realizoi golin e tretë në minutën e 45-të.

Kimmich ishte asistues i golit të dytë dhe të tretë, duke kompletuar një ndeshje të madhe.

Edhe Gjermania fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Italisë Futboll Gjermania fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Italisë

Moise Kean shënoi në minutën e 49-të dhe të 69-të për Italinë, që humbjen e evitoi me golin e shënuar në minutën e 95-të nga Giacomo Raspadori. Ai realizoi nga penalltia.

Me kualifikimin e Gjermanisë u bë e qartë që edhe turneu final i Ligës së Kombeve do të zhvillohet në këtë vend, në qershor.