Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Gjermania, çerekfinalistja e dytë

Kai Havertz

Gjermania e ka siguruar çerekfinalen në Kampionatin Evropian, pas fitores ndaj Danimarkës të shtunën mbrëma në Dortmund. 

Gjermanët me ndihmën e madhe të tifozëve nga tribunat, arritën që t’i mposhtin danezët me rezultatin 2:0, në ndeshjen e 1/8 së finales. 

Me të njëjtin rezultat, Zvicra e siguroi më herët çerekfinalen në fitoren ndaj Italisë. 

Kai Havertz në minutën e 53-të dhe Jamal Musiala në minutën e 68-të, i shënuan golat e fitores për Gjermaninë, nikoqiren e Evropianit 2024. 

Në këtë ballafaqim, Gjermanisë iu anuluan dy gola, kurse Danimarkës një. 

Edhe Danimarka i bashkohet Gjermanisë në finale të Evropianit Futboll Danimarka i bashkohet Gjermanisë në finale të Evropianit

Joachim Andersen ishte i pafat, pasi shënoi për Danimarkën dhe goli u anulua për pozitë jashtë loje, pas rishikimit të situatës në VAR. 

Menjëherë në aksionin vijues, Andersen shkaktoi penallti. Nga 11 metra i pagabueshëm ishte Havertz që i dha epërsinë Gjermanisë. 

Afro 20 minuta para fundit realizoi edhe Musiala për avancimin në çerekfinale. 

Gjermania tani do të ballafaqohet me fituesen e ndeshjes Spanja – Gjeorgjia. 

Ballafaqimi në Dortmund u suspendua në minutën e 35-të.

Të dyja ekipet u futën në tunel për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Edhe Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale, kalon Italinë Futboll Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale, kalon Italinë

Pati stuhi të fortë, intensitet të lartë të shiut, vetëtima e breshër.

Megjithatë, ndeshja rifilloi pas disa minutash.

Lexo përditësimet tjera
Gjermania DAnimarka

Gjermania, çerekfinalistja e dytë