Futbollisti i Hajduk Splitit, Leon Dajaku, ka marrë dënim interesant pas reagimit që bëri pasi u zëvendësua në ndeshjen e fundit në kampionatin kroat.
Trajneri i Splitit, Gennaro Gattuso, siç raporton “Index”, ka urdhëruar Dajakun ta paguajë një darkë për të gjithë ekipin për ta shlyer gabimin që bëri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDajaku 23-vjeçar u largua nga loja në fundjavë ndaj Slaven Belupos në minutën e 57-të. I inatosur, futbollisti kosovar mori një shihe dhe e hodhi në bankën rezervë. E gjithë skena u kap nga kamerat.
Por trajneri Gattuso ka shpjeguar se nervozizmi i Dajakut nuk ishte me të, por me veten dhe gabimet që bëri gjatë ndeshjes.
Trajneri italian, i njohur për disiplinën strikte, pranoi kërkimfaljen e 23-vjeçarit, por i tha se nuk do të kalojë pa dënim.
Dajaku është kthyer në planet e Hajdukut, pasi fillimisht klubi u përpoq ta shiste.
Hajduku i Splitit, që njihet për përkrahjen shumë të madhe nga tifozët “Torcida”, është lider në kampionatin kroat me 24 pikë. Rijeka dhe Dinamo Zagrebi i kanë nga 20.