Futboll

Garë e fortë për kreun e tabelës në Ligue 1

Hakimi shënon dy gola për fitoren e PSG-së

Garë e fortë po zhvillohet për kreun e tabelës këtë edicion në Ligue 1 të Francës. Pas dhjetë xhirove të luajtura, Paris Saint-Germaini e mban vendin e parë me 21 pikë. Monaco ka 20 pikë, një pozitë më poshtë.

Nga 19 pikë kanë Marseille në vendin e tretë, Strasbourgu në të katërtin, Lyoni në të pestin dhe Lensi në të gjashtin.

Parisi të shtunën nga ora 17:00 e pret Nicen, në ndeshjen që e hap xhiron e 11-të në kampionatin francez. 

Parisienët kanë lëshuar pikë të rëndësishme në ndeshjet e fundit. Kanë tri barazime në pesë ndeshjet e fundit.

Xhiron e kaluar, Parisi u ndal në barazim nga Lorienti. Gabimin e kampionit në fuqi nuk e shfrytëzuan ekipet e tjera.

Të dielën nga ora 15:00 do të luhet edhe një ndeshje tjetër interesante mes Rennesit dhe Strasbourgut.

Rennesi ka 12 pikë në vendin e dhjetë.