Shqipëria të enjten mbrëma në Varshavë luan ndaj Polonisë në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Kupën e Botës 2026 në futboll.
Miliona shqiptarë presin lajm pozitiv nga stadiumi “Narodowy” i kryeqendrës polake. Por lajme të mira nga Polonia erdhën që të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbrojtësi i majtë i Kosovës, Dion Gallapeni, shkëlqeu me dy asistime në fitoren 2:1 të Wisla Plock në udhëtim ndaj Jagiellonia. 21-vjeçari në dy takimet e kaluara u mbajt në stol dhe të shtunën dëshmoi që vendimi i trajnerit të Wisla Plock ishte i gabuar. Vetëm në paraqitjen e dytë me Wislan, ku është i huazuar nga Widzew Lodzi, Gallapeni dëshmoi se sa shumë vlenë.
Gallapeni me shumë gjasa do të startojë te Kosova të enjten në Bratislavë ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të plejofit. Ndonëse si te Widzew Lodzi ashtu edhe te Wisla Plocku ka pasur telashe me aktivizim, Gallapeni në moment të duhur ka dëshmuar se sa shumë mund të jap për ekip.
“Jam i lumtur me paraqitjen time, por më e rënësishme është paraqitja e ekipit. Kemi treguar karakter, pasion për futboll dhe përkushtim. Jemi të lumtur për fitoren. E kemi ditur se do të jetë vështirë, pasi e dimë cilësinë që ka Jagiellonia. Kemi luftuar deri në fund dhe e kemi merituar këtë fitore. Tani jemi në disponim të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu pas pushimit ndërkombëtar”, ka theksuar Gallapeni.
Ndërkohë Bujar Pllana të shtunën për herë të parë u ftua te Shqipëria. Dhe pak orë pasi u publikua lista, 24-vjeçari nga Mitrovica shënoi gol të bukur me goditje me kokë në fitoren 2:1 të Lechia Gdansk ndaj Pogon Szczecin. Për Pllanën ishte goli i parë këtë edicion në 13 paraqitje. Një gol e kishte edhe edicionin e kaluar, ndërsa i luajti 27 ndeshje.
Të dy ndeshjet e ë shtunës i takuan xhiros së 26-të të elitës polake. Pllana ka luajtur në gjysmën e ndeshjeve kampionale, megjithatë shënoi gol në moment po ashtu të rëndësishëm.
Pllana ka folur për mediat polake lidhur me vendimin që ta përfaqësojë Shqipërinë. Ai në të kaluarën ka luajtur për të rinjtë e Kosovës, por nuk është ftuar në ekipin e të rriturve.
“Ishte vendim që e mora me zemër. Kam dashur të prezantoj ekipin gjithshqiptarë – ishte ëndërr e imja prej se isha fëmijë”, ka thënë Pllana, shkruan “transfery.info”.
Ai është pyetur edhe për ndeshjen me Poloninë.
“Është ndeshje e madhe. Për momentin unë duhet t’i bashkohem ekipit, të kryej punën dhe të shfaq më të mirën. Do të shohim çka do të ndodhë në të ardhmen. Çdo gjë mund të ndodhë në futboll. Natyrisht, Polonia ka ekip të mirë, por edhe ne kemi lojtarë të shkëlqyer. Të gjithë janë të entuziazmuar. Do t’i qasemi ndeshjes të fokusuar, duke ditur se është e rëndësishme dhe që mund të shkruajmë histori”, ka shtuar Pllana.

Si Kosova ashtu edhe Shqipëria luajnë edhe më 31 mars. Por shpresohet që ato ndeshje të jenë finale të plejofit.
Kosova në “Fadil Vokrri” luan me Turqinë apo Rumaninë, derisa Shqipëria luan në udhëtim me Ukrainën apo Suedinë. Në rast të humbjes në gjysmëfinale, ndeshjet e 31 marsit janë thuajse miqësore.