Gjatë vitit 2024 u morën vendime të shumta që kanë ndikim në sportin e Kosovës dhe sportin shqiptar në përgjithësi.
Disa dolën të qëlluara e disa jo. Vendimi që u përfol më së shumti ishte ai i Federatës Shqiptare të Futbollit për të organizuar Kampionatin Evropian 2027 për futbollistët deri në 21 vjet, së bashku me Federatën e Futbollit të Serbisë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka mbrojtur vazhdimisht vendimin, që ende duhet të zyrtarizohet nga UEFA. Por kritikat ishin të shumta. Iniciativën e kundërshtojnë grupe tifozësh e personalitete të futbollit.
Vendimi është dashur të zyrtarizohet nga UEFA në dhjetor, por është shtyrë për vitin e ardhshëm. Kundërshtimet pritet të vazhdojnë, ndërsa presioni ndaj Dukës e FSHF-së mund të jetë edhe më i madh.
-
FSHF-ja nuk shkruan për heqjen e flamurit të Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Beograd
-
Duka për Evropianin me Serbinë: Më shumë sesa turne futbolli
-
Duka tregon reagimin e Ramës për Evropianin Shqipëri – Serbi, flet edhe për qëndrim pozitiv të opinionistëve nga Kosova
-
A duhet të deklarohet FFK-ja për Evropianin Shqipëri–Serbi?
-
UEFA e bën zyrtar vendimin që shpresohej të mos merrej – Evropiani 2027 në Shqipëri e Serbi