Mesfushorja me tipare sulmuese që përfaqëson Kosovën, Donjeta Halilaj, e ka vendosur derbin e madh të Turqisë.
Halilaj e ka shënuar golin e fitores për Beshiktashin ndaj Galatasarayt të shtunën, në ndeshjen e xhiros së tetë të elitës turke të futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHalilaj në minutën e 48-të e shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje.
Beshiktashi ka pesë fitore rresht në ligë dhe ka 16 pikë. Galatasaray me dy ndeshje më pak ka 12 pikë.
Për 24-vjeçaren ishte goli i parë në dy ndeshjet e edicionit aktual.
“Nuk do të flas shumë sepse folëm më shumë në fushë. Jam shumë e lumtur që sot dhamë gjithçka për Beshiktashin. Shpresojmë të vazhdojmë gjithmonë kështu”, ka thënë Halilaj pas ndeshjes.
