Donjeta Halilaj e ka shënuar golin e pestë në elitën e futbollit të Turqisë.
Por, goli i reprezentueses së Kosovës nuk i ka mjaftuar të dielën Beshiktashit, që pësoi humbje në udhëtim te rivali, Galatasaray.
Ishte ndeshje e xhiros së 20-të në elitën turke për futbolliste.
Halilaj i dha epërsinë Beshiktashit në minutën e 78-të, por pësoi dy gola në dhjetë minutat e fundit dhe u mposht 2:1.
Beshiktashi ka 32 pikë në vendin e gjashtë.
Galatasaray është lider me 49 pikë.