Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Futbollisti nga Uruguaji vdiq pas kolapsimit në fushë

Juan Izquirdo

Juan Izquirdo (1997-2024)

Futbollisti uruguajas, Juan Izquierdo, që kolapsoi në fushë javën e kaluar, ka vdekur. Këtë e bëri të ditur klubi i tij, Club Nacional.

27-vjeçari është trajtuar nga mjekët prej kur kolapsojë gjatë ndeshjes së dytë të 1/8 së finales të Copa Libertadores ndaj Sao Paulos në Brazil, më 22 gusht.

“Me pikëllim dhe tronditje të thellë në zemrat tona, Club Nacional njofton për vdekjen e lojtarit tonë të dashur, Juan Izquierdo”, shkroi Nacional në X.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe të dashurit e tij. I gjithë Nacionali është në zi për humbjen e madhe”.

VIDEO: Momenti kur futbollisti humb ndjenjat në fushë

Edhe Paqueta rrezikon Botërorin pas lëndimit Botërori 2026 Paqueta rrezikon Botërorin pas lëndimit

 

 

VIDEO: Pamjet nga afër

 

Edhe Sau Paulo shprehi ngushëllime, njëjtë si organi drejtues i futbollit në Amerikën e Jugut.

Izquierdo ishte dërguar në spital pasi u rrëzua në fushë të enjten e kaluar. Spitali më pas njoftoi se futbollisti kishte “arrest kardio-respirator të lidhur me aritminë e tij kardiake”.

Të hënën mjekët në spitalin “Albert Einstein” thanë që Izquierdo po përjetonte rritje të presionit intrakranial.

Edhe Man. Unitedi konfirmon lëndimin e rëndë të Ugartes Botërori 2026 Man. Unitedi konfirmon lëndimin e rëndë të Ugartes

Izquierdo ishte aktivizuar si zëvendësues për klubin nga Uruguaji, ndërsa kishte kolapsuar në minutën e 84-t, pa pasur kontakt me kundërshtar.

Ai nisi karrierën në vitin 2018 te klubi lokal Herro.