Fulhami e ka mposhtur Chelsean 2:1 të mërkurën mbrëma në ndeshjen e xhiros së 21-të, dhe e ka thelluar krizën e “bluve”.
Chelsea që mbeti pa trajner pas largimit të Enzo Marescas, mbetet pa fitore në elitën angleze në pesë ndeshjet e fundit, ku i ka tri barazime e dy disfata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarc Cucurella i Chelseat u ndëshkua me të kuq në minutën e 22-të. Epërsinë numerike të lojtarëve e shfrytëzuan futbollistët e Fulhamit, që i shënuan golat e fitores në pjesën e dytë.
Raul Jimenez i dha epërsinë fillimisht vendësve në minutën e 55-të, ndërsa Liam Delap i barazoi shifrat në minutën e 72-të.
Harry Wilson realizoi bukur nëntë minuta para fundit për fitore.
Fulhami e Chelsea tani kanë nga 31 pikë.