Selektori i Shqipërisë në futboll, Sylvinho, e ka publikuar formacionin startues për ndeshjen kundër Anglisë.
Kjo ndeshje nis në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin ikonik të Anglisë “Wembley” dhe i takon ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë portë është Thomas Strakosha. Në repartin defensivë do të luajnë Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ivan Balliu dhe Naser Aliji.
Mesfusha përbëhet me Qazim Laçin, Kristjan Asllanin dhe Ylber Ramadanit.
Sulmit do t’i prijnë Myrto Uzuni, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani.

