Selektori i Kosovës, Franco Foda, i është përmbajtur formacionit që solli fitoren e madhe ndaj Suedisë.
Ndonëse janë kthyer Edon Zhegrova e Milot Rashica, ata janë vetëm zëvendësues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdryshimi i vetëm është në mbrojtje. Në mungesë të Lumbardh Dellovës së lënduar starton debutuesi Albian Hajdari.
Pjesa tjetër e formacionit është e njëjta.
Kosova ka gjasë t’i përmbahet edhe taktikës së njëjtë. Në mbrojtje mund të luajë me pesë lojtarë në vijën e fundit, ndërsa në sulm të fitojë epërsi numerike me Mërgim Vojvodën e Dion Gallapenin në krahë.
Vedat Muriqi e Albion Rrahmani do të jenë në sulm, të përkrahur nga Florent Muslija.
Kontrollimi i mesfushës i është besuar dyshes së Bundsligës, Leon Avdullahu – Elvis Rexhbeçaj.
Përkrah Hajdarit në mbrojtje luan Fidan Aliti, derisa Aro Muriq është në portë.