Futboll

Foda flet për të ftuarit për ndeshjet e tetorit

Franco Foda

Ka pasur në të kalurën shumë kritika për listën e të ftuarve për ndeshje kualifikuese e miqësore. 

Por për ndeshjet e muajit tetor ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, përzgjedhësi Foda ka thënë se ka ftuar lojtarët më në formë dhe është i lumtur me grupin që e ka. 

“Kapiteni Amir Rrahmani është prej më të mirëve në Kosovë, na mungon shumë, luan për Napolin dhe na mungon. Edhe Dellova na mungon. Kemi treguar ndaj Suedisë se edhe me gjithë mungesat ia kemi dalë, i kemi zëvendësuar. Me lojtarët që i kemi ftuar do të luajmë, këta që janë në listë kanë cilësinë dhe mund të përballen me Slloveninë. Haxha fatkeqësisht është sëmurë dhe nuk e kemi ftuar dikë tjetër. Kemi lojtarë mjaftë, Emërllahu nuk mund të luajë sepse është i suspenduar. Për ne është e rëndësishme të luajmë nga ndeshja e parë me pasion dhe me intensitet, në mënyrë që të fitojmë”, është shprehur Foda.

Lexo përditësimet tjera
Franco Foda

Foda tregon se kush do të mungojë ndaj Sllovenisë

Përzgjedhësi Franco Foda ka bërë të ditur se ndaj Sllovenisë do të mungojë Lumbardh Dellova. Dellova...