Futboll

Fitorja e tretë rresht për Leverkusenin në Bundesligë

Bayer Leverkusen

Bayer Leverkuseni e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Bundesligë.

Leverkuseni me vështirësi fitoi 4:3 ndaj Mainzit në udhëtim.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën pasdite i takoi javës së shtatë të elitës gjermane.

Alejandro Grimaldo u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 11-të për ta kaluar në epërsi Leverkusenin.

Mysafirët i dyfishuan shifrat në minutën e 24-t me golin që e realizoi Christian Michel Kofane.

Dhjetë minuta më pas, Lee Jae-sung, e ngushtoi rezultatin në 2:1.

Grimaldo realizoi edhe për 3:1 në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Mainzi e ngushtoi rezultatin sërish për 3:2 në minutën e 71-të. Realizatori i golit ishte Nadiem Amiri.

Golin për 4:2 e shënoi Martin Terrier në minutën e 87-të. Goli i Terrierit doli që të jetë vendimtar për fitoren Leverkusenit.

Armindo Sieb e shënoi golin e tretë për vendësit në minutën e 90-të por që në fund nuk mjaftoi për ta ndalur Leverkusenin.

Leverkuseni ka 14 pikë dhe renditet në pozitën e pestë.

Mainzi mbetet në vendin e 16-të me katër pikë.