Pas disfatës 4:0 nga kampioni i edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini, Atalanta fitoi me përmbysje të rezultatit të martën mbrëma. Fitoren e parë në Champions, Atalanta e arriti në Bergamo kundër klubit belg, Club Brugge. Ndeshja Atalanta – Brugge i takoi xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Belgët e mbyllën pjesën e parë me avantazh 1:0. Golin e vetëm në pjesën e parë për Club Bruggen e shënoi Christos Tzolis në minutën e 38-të.
Por ekipi nga Bergamo në minutën e 74-t barazoi rezultatin. Nga penalltia i saktë ishte Lazar Samarxhiq. Tre minuta më vonë Mario Pashaliq shënoi që ia siguroi fitoren e parë Atalantas në Champions.
Në xhiron e tretë, më 22 tetor, Atalanta luan në shtëpi kundër Slavia Pragës, derisa Club Brugge luan në udhëtim ndaj gjigantit gjerman Bayernit.