Milani e ka shënuar fitoren e parë në edicionin aktual të Ligës së kampionëve. Milani mposhti skuadrën belge, Club Brugge me rezultatin 3:1 të martën mbrëma. Ndeshja Milan – Club Brugge e zhvilluar në “San Siro” i takoi xhiros së tretë të Championsit.
Golin e epërsië së parë e shënoi Christian Pulishiq. Pulishiq shënoi gol nga korneri në minutën e 34-t. Gjashtë minuta më vonë, belgët mbetën me një lojtarë më pak në fushë. Raphael Onyedika u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.
Ndonëse me një lojtarë më pak në fushë, Club Brugge barazoi rezultatin. Kyriani Sabbe shënoi golin e barazimit në minutën e 51-të. Por epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi Milani që shënoi më pas dy gola tjerë.
Tijjani Reijnders shënoi golin për epërsinë e dytë të Milanit. Ai shënoi në minutën e 61-të për rezultatin 2:1, i cili më pas shënoi edhe golin për 3:1. Golin e dytë personal e shënoi në minutën e 71-të.
Për skuadrën belge deri në minutën e 83-të u paraqit mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.
Si Milani ashtu edhe Club Brugge kanë nga tri pikë.
Pulishiq kalon Milanin në epërsi me gol nga korneri
Christian Pulishiq ka shënuar gol nga rivënia e këndit për epërsinë 1:0 të Milanit në ndeshjen...-
Milani në epërsi pas pjesës së parë me supergolin e Pulishiqit
-
Fitorja e parë e Atalantas në Champions
-
City nuk lejon turpërimin, fiton dhe kualifikohet
-
Përfundon faza e ligës në Champions: City nuk lejon turpërimin, fiton dhe kualifikohet
-
Jashari e Club Brugge me fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve