Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore bindëse e Celticut në Champions

Fitore bindëse e Celticut në Champions

Skuadra elitare e Skocisë, Celticu, e ka nisur me fitore të thellë paraqitjen në Ligën e Kampionëve.

Celticu të mërkurën mbrëma mposhti Slovan Bratislavën me rezultatin, 5:1. Kjo ndeshje u zhvillua në Glasgow, ndërsa i takoi xhiros së parë të Ligës së Championsit. 

Liam Scales hapi serinë e golave për Celticun. Ai shënoi gol në minutë ne 17-të. Golin e dytë për skocezët e shënoi Kyogo Furuhashi në minutën e 47-të. Nga penalltia i saktë në minutën e 56-të ishte edhe Arne Engels. Golin e nderit për skuadrën sllovake e realizoi Kevin Wimmer në minutën e 60-të.

Dhjetë minuta më vonë, Celticu shënoi edhe golin e katërt nëpërmjet Daizen Maeda. Për 5:1 realizator i golit ishte Adam Idah. 

Ndeshjen e dytë, Celticu e luan më 1 tetor në udhëtim ndaj Dortmundit, kurse Slovan Bratislavën e pret ndeshje e vështirë ndaj Manchester Cityt. Ndeshjen ndaj Cityt e luan në shtëpi.


Celticu në epërsi pas pjesës së parë

Edhe Celticu lëshoi epërsi prej katër golash në eliminimin turpërues nga Championsi Futboll Celticu lëshoi epërsi prej katër golash në eliminimin turpërues nga Championsi

Liam Scales e ka shënuar golin e vetëm në pjesën e parë të ndeshjes Celtic – Slovan Bratislava.

Mbrojtësi 26-vjeçar i Celticut skocez e shënoi golin në minutën e 17-të. 

Ndeshja po luhet në stadiumin “Celtic Park” të Glasgowit, ndërsa i takon xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.