Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Finalja e turneut të tenisit shkakton kaos në Serie A

juventus

Finalja e turneut të tenisit “Italian Open” është vendosur të luhet të dielën nga ora 17:00, në të njëjtin kompleks ku është “Stadio Olimpico” në Romë.

Dhe kjo ka shkaktuar kaos në orarin e skuadrave të futbollit në Itali.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dielën, pesë ndeshje të xhiros së 37-të në Serie A do të luhen nga ora 12:00. Dhe njëra prej tyre është derbi i zjarrtë, Roma – Lazio. Lazio është pa gjasa për kualifikim në kupat evropiane.

Në Itali kanë mbetur edhe dy xhiro, ndërsa gara për vendet e Championsit është e hapur.

Napoli është i dyti dhe i ka 70 pikë, dy më shumë se Juventusi, i treti. Milani dhe Roma i kanë nga 67 pikë në vendin e katërt e të pestë, ndërsa Como e gjashta i ka 65 pikë. Atalanta është e shtata me 58 pikë dhe shumë pranë sigurimit të kësaj pozite.

Nga ora 12:00 të dielën, Napoli luan në udhëtim te Pisa, Juventusi e pret Fiorentinan e vendit të 15-të, Milani luan në udhëtim te Genoa, kurse Como e pret Parman.