Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Finalja dhe grumbullimi me Zvicrën, Hajdarin e presin ditë shumë të rëndësishme

Albian Hajdari

Albian Hajdari

Mbrojtësi 21-vjeçar Albian Hajdari, të dielën paraqitet me Luganon në finale të Kupës së Zvicrës në futboll. Menjëherë më pas grumbullohet me Zvicrën. Ai është në ekipin e gjerë të Murat Yakinit për “Euro 2024”. Hajdari është ftuar për herë të parë nga Zvicra A dhe thotë se ftesa e ka befasuar.

“Ishte e papritur dhe pak para ditëlindjes sime. Yakini provoi të më thërras dy herë, por nuk kam mundur të përgjigjem në telefon. Kemi folur natën vonë më pas dhe për shkak të entuziazmit më është dashur pak kohë para se të mund të flija”, ka thënë Hajdari në një intervistë për “20min.ch”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkak të finales së Kupës, Hajdari do të bashkohet vonë me përfaqësuese. Nuk e thotë nëse do të jetë në Euro 2024.

“Do të jem në përfaqësuese vetëm për dy apo tri ditë para se ekipi final të vendoset. Dua të njoh të gjithë, por natyrisht edhe të dëshmoj veten dhe të tregoj që mund të ndihmoj këtë ekip në skenën e madhe. Në fund trajneri vendos më 7 qershor”, ka shtuar Hajdari.

Ai mezi pret të grumbullohet me Zvicrën. Ka përmendur disa tipare të tij që mund t’i shërbejnë ekipit përfaqësues të Zvicrës.