Saktësisht 20 vjet më parë, në Kupën e Botës në Gjermani, Luka Modriq debutoi në skenën globale të futbollit.
Kundër Japonisë, 20-vjeçari Modriq në atë kohë, e kishte zëvendësuar Niko Kranjçarin në minutën e 78-të, në barazimin pa gola.
Modriqi i luajti dy ndeshje në Botërorin 2006, ndërsa Kroacia u eliminua në grupin ku ishin edhe Brazili, Australia dhe Japonia.
Tetë vjet më vonë, në Brazili 2014, ai u kthye në Botëror si njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm, por Kroacia sërish nuk e kaloi grupin.
Modriqi dhe Kroacia suksese historike arritën në Rusi dhe Katar.
Edhe
Sekreti i formës së jashtëzakonshme fizike të Modriqit
Në vitin 2018, Modriqi e udhëhoqi Kroacinë si kapiten deri në finalen e Botërorit, ku u mposht 4:2 nga Franca. Ishte suksesi më i madh i Kroacisë në futboll. Modriqi ishte shpallur lojtari më i mirë i turneut dhe e fitoi “Topin e Artë”. U bë kroati i parë që e fiton çmimin kryesor në futboll.
Në vitin 2022, Modriqi me Kroacinë e fitoi medaljen e bronztë. E mposhti Marokun në ndeshjen për vend të tretë. Për Modriqin do të jetë Botërori i pestë.