Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortugalia dhe Kroacia përballen në mëngjesin e së premtes (01:00) në stadiumin e Torontos për një vend në një të tetën e finales së Botërorit. Ndeshja e nivelit të lartë do të jetë edhe përballje e dy virtuozëve, fiziku i të cilëve diskutohet vazhdimisht: Cristiano Ronaldos dhe Modriqit.
Modriqi bëhet gati për ndeshjen e 202-të për Kroacinë. Ai u bë i më i vjetri në histori të Botërorit që asistoi. E arriti këtë me 40 vjet e 291 ditë. Me 83 minuta në ndeshjen e fundit në grup ndaj Ganës, kapiteni fantastik i Kroacisë asistoi për Nikola Vlashiqin duke harkuar nga këndi.
Modriqi mbetet në kulmin e forcës dhe i gatshëm për shkëlqim atëherë kur duhet.
Pesha e tij është më pak se 66 kilogramë. Atributet e tij përfshijnë ekuilibrin marramendës, shkathtësinë mahnitëse, koordinimin kolosal dhe qëndrueshmërinë supreme, shkruan FIFA.
Ndërkohë qendra e ulët e gravitetit i lejon të mbrojë topin nga kundërshtarët me muskuj dhe të bëjë ndryshime marramendëse të ritmit.
Për më tepër ai ka forcë mbresëlënëse që del në pah kur merr topin afër portës së tij, përballet me sfida dhe ruan topin në hapësirat më të ngushta.
Me një fjalë, maestro i mesfushës ka arritur ta shndërrojë fizikun e tij, në dukje të brishtë, në një mjet të fuqishëm, me çdo lëvizje të diktuar nga aftësia për të qenë gjithmonë një hap para.
Primare për Modriqin është të ruajë nivelin e fitnesit, të parandalojë lëndimet dhe të zgjasë karrierën. Vlatko Vuçetiq, profesor universitar që punoi si trajner personal i Modriqit, ka treguar se mesfushori kishte ambicie për të luajtur deri në moshën 36-vjeçare. Tani në moshën 40-vjeçare, Modriqi vazhdon të luajë në topligat evropiane dhe të jetë kapiten i Kroacisë.
Modriqi bënë një përgatitje 45 minutëshe para se të dalë në stërvitjen e rregullt. Këtë e bënë 350 ditë në vit. Kjo seancë “para-stërvitore” përfshinë punë me shirita rezistues, punë për forcën e krahëve dhe shpatullave si dhe të barkut e të këmbëve.

Vuçetiqi ka treguar për rëndësinë e një regjimi të tillë për sportistët mbi 30-vjeçar, kur humbja e masës muskulore kërkon ngarkesë më të madhe. Ai ka treguar se Modriqi ka moshë metabolike prej 30 vjet.
Por nuk ka të bëjë vetëm me përgatitjen fizike.
Jetëgjatësia e Modriqit në fushë i atribuohet edhe aftësisë për të marrë vendime të shpejta dhe për të lexuar lojën. Modriqi shmang humbjen e energjisë së vlefshme për faktin se shumë rrallë arrin vonë në skenë. Para se të merr topin, ai shikon përreth, rregullon pozitën e trupit dhe ka një plan veprimi. Djersitet vetëm kur ka vërtet nevojë.
Ai shmang përfshirjen e panevojshme në lojë. Njohuritë për lojën kanë kompensuar humbjen e pashmangshme të shpejtësisë. Edhe pse vrapimet marramendëse dhe goditjet shkatërruese më nuk janë tipar i lojës së mesfushorit, ai nuk ka humbur aftësitë për të diktuar ritmin, për t’u ofruar shokëve të ekipit mundësi pasimi dhe për ta udhëhequr ekipin në fushë. Kur lodhja fillon, teknika e tij joshëse mbetet e rafinuar, që i mundëson atij të lërë gjurmë të pashlyeshme në ndeshje, deri në fishkëllimën e fundit.
Modriqi i ka mbi 1150 ndeshje garuese me klube dhe përfaqësuese gjatë karrierës së shkëlqyer që zgjati mbi dy dekada. Këtu përfshihet periudha fantastike te Real Madridi, që përfundoi me 28 trofe të fituar.
Modriqi nuk ka pasur telashe të shumta me lëndime gjatë karrierës. Sipas të dhënave, për shkak të lëndimeve ka munguar vetëm në 60 ndeshje. Tani po përgatitet për një tjetër ndeshje me shumë peshë.
Jetëgjatësia e dhjetëshes së Kroacisë i detyrohet gjenetikës, disiplinës, punës për parandalimin e lëndimeve, inteligjencës dhe përshtatjes së tij.