FIFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Izraelit me 150 mijë franga zvicerane dhe i ka bërë një paralajmërim për të ardhmen, pas një hetimi të inicuar nga Federata e Futbollit e Palestinës.
Një komision disiplinor shqyrtoi trajtimin e racizmit në futbollin izraelit nga Federata e Izraelit, si pjesë e një ankese të Federatës palestineze të bërë në Kongresin e 74-t të FIFA-s, në maj 2024.
Organi qeverisës i futbollit botëror arriti në përfundim se federata izraelite kishte kryer shkelje për “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme” si dhe për “diskriminim dhe abuzimin racist”, sipas kodit disiplinor të FIFA-s.
Pos gjobës dhe paralajmërimit, Federata e Izraelit duhet të shfaqë një baner të dukshëm ku do të shkruhet “Futbolli bashkon botën – Jo Diskriminimit”, me logon e federatës, në tri ndeshjet e ardhshme të Izraelit si vendas.
-
Drejtuesi i federatës palestineze nuk ia jep dorën nënkryetarit të Federatës së Izraelit
-
FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë
-
Dënimi ndaj Shqipërisë 161 mijë franga, ndaj Serbisë përgjysmë më pak
-
Federata turke i kërkon FIFA-s e UEFA-s ta largojnë Izraelin nga garat
-
UEFA drejt votimit për pezullimin e Izraelit