Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fenerbahçe e pandalshme në Kupën e Turqisë

Fenerbahçe e pandalshme në Kupën e Turqisë

Fenerbahçe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të Grupit B të Kupës së Turqisë. Skuadra e madhe turke të mërkurën mbrëma e mposhti Erzurumin 5:0. 

Nga dy ndeshje ka dy fitore, tetë gola të shënuar e asnjë të pranuar. 

Golat për ekipin e drejtuar nga Jose Mourinho i shënuan Anderson Talisca, Cenk Tosun, Mert Yandas dhe Youssef En Nesyri, i cili kontribuoi me dy gola të realizuar. 

Odise Roshi ishte në bankën rezervë te mysafirët. 

Gaziantepi e Goztepe kanë nga tri pikë në këtë grup, ndërsa pa pikë janë Kasimpasha, Istanbulspori dhe Erzurumi. 

Edhe Fenerbahçe avancon në çerekfinale të Kupës së Turqisë Futboll Fenerbahçe avancon në çerekfinale të Kupës së Turqisë

Fenerbahçe edhe në elitën e futbollit të Turqisë është në garë për titull. 

Ka 51 pikë në pozitën e dytë, gjashtë më pak se Galatasaray lider.