Fenerbahçe ka vazhduar me barazime në Turqi. Pas barazimit 2:2 në Stamboll kundër Alanyasporit javën e kaluar, Fenerbahçe, të dielën ka barazuar 1:1 me Kasimpashën.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së gjashtë të Superligës së Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarco Asensio në minutën e tretë shënoi golin e epërsisë 1:0. Por epërsinë e krijuar herët, Feneri nuk arriti ta mbajë deri në fund të ndeshjes, ndonëse gjatë pjesës së dytë luajti me një lojtarë më shumë në fushë. Cafu i Kasimpashës u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45-të.
Ndonëse me një lojtarë më pak në fushë, vendësit nëpërmjet Haris Hajradinoviqit barazuan rezultatin.
Fenerbahçe nga gjashtë ndeshje ka fituar 12 pikë. Është tri pikë prapa Galatasarayt që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndeshjen e xhiros së gjashtë, Galatasaray e luan të hënën në Stamboll ndaj Konyasporit.