Fyerjet ndaj myslimanëve në Barcelonë nuk ishin të vetmet që u bënë në Spanjë të martën mbrëma.
Është Federata e Futbollit e Spanjës që ka vazhduar me prezantim diskriminues ndaj Kosovës.
Të martën mbrëma luajtën Spanja U21 dhe Kosova U21. Spanjollët e rinj fituan 2:1, kurse në Federatën e Futbollit të Spanjës emri i Kosovës nuk është shkruar drejt.
Në faqen zyrtare të federatës spanjolle shkruan se Spanja luajti me “Federatën e Kosovës” e jo me Kosovën.

Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe një qasje e tillë diskriminuese ndaj Kosovës qëndron për shumë vjet.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova luan me Spanjën, ajo me “Federatën e Kosovës”
-
Hendbollistet spanjolle respektojnë himnin e Kosovës, por federata spanjolle nuk e shkruan Kosovë
-
Spanja vazhdon me prezantim diskriminues ndaj Kosovës
-
Telashet e hershme të Kosovës për Evropianin Shqipëri – Serbi
-
Federata spanjolle nuk e përmend Kosovën as pas përfundimit të ndeshjes