Federata e Futbollit e Portugalisë ka thënë se po e monitoron situatën në Meksikë para miqësores me meksikanët në mars.
Federata tha se po e “monitoronte nga afër situatën delikate aktuale në Meksikë”, pas vrasjes së bosit më të fuqishëm të drogës në vend nga ushtria meksikane të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVrasja shkaktoi rritje të dhunës dhe e vuri vendin në ankth.
Ndeshja përgatitore për Kupën e Botës është planifikuar për 28 mars në stadiumin e rinovuar Azteca.
Në këtë stadium duhet të luhet edhe ndeshja hapëse e Botërorit mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut më 11 qershor.
Federata portugeze ka thënë se është nderuar me ftesën për ta rihapur stadiumin, por ka shtuar se situata e fundit kërkon vlerësim të vazhdueshëm të gjendjes.