Kampioni rumun, FCSB, pritet të jetë pa njërin prej mbrojtësve kryesor të skuadrës në ndeshjen kthyese ndaj Dritës.
Të enjten e kaluar në Bukuresht, FCSB-ja e fitoi 3:2 ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës ndaj kampiones së Kosovës, Dritës.
Ndeshja kthyese ndërmjet Dritës dhe FCSB luhet këtë të enjte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumi rumun, “Gsp.ro”, ka shkruar të hënën se mbrojtësi i krahut të majtë nga Mali i Zi, Risto Radunoviq, me shumë gjasa nuk do të paraqitet ndaj skuadrës gjilanase. Ai është duke u përballur më një lëndim.
Që nga viti 2021, Radunoviq, është lojtar kyç për mbrojtjen e klubit të madh nga Rumania.
Ndërkohë te FCSB-ja për ndeshjen me Dritën do të kthehen Darius Olaru dhe Juri Cisotti të cilët munguan në duelin e parë.