Skuadra me traditën më të pasur në futbollin e Zvicrës, Grasshopperi, është duke e menduar transferimin e Betim Fazlijit.
Fazliji, reprezentues i Kosovës, aktualisht është pjesë e St. Gallenit.
Fazliji pëlqehet shumë nga Grasshopperi, që ka 27 tituj kampioni.
Ai mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe si mesfushor. Sipas mediumit Blick, Fazliji është kërkesë e trajnerit Peter Zeidler.
“Kam histori të veçantë me Betimin dhe e njohim lojtarin”, ka thënë Zeidler për 27-vjeçarin.
Edhe
Fazliji: Jam i lumtur që jam kthyer te Kosova
Grashopperi e ka fituar titullin e fundit në vitin 2003.
Aktualisht nuk është prej ekipeve të suksesshme të Superligës helvetike.