“Estadio Metropolitano”, shtëpia e klubit spanjoll, Atletico Madrid, do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2027.
Ky stadium edhe para tetë vjetësh ishte nikoqir i finales së garës prestigjioze për klube, ndërsa finalja e dytë në këtë impiant do të zhvillohet pas dy vjetësh.
Ky stadium u zgjodh nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pas mbledhjes së mbajtur të enjten në Tiranë, para “Arenës Kombëtare” në Tiranë dhe “Baku Olympic Stadium” që është në Azerbajxhan.
Finalja e Ligës së Kampionëve te futbollistet në vitin 2027 do të mbahet në stadiumin nacional, në Varshavë të Polonisë.
Ndërkohë, në Salzburg vitin e ardhshëm, do të organizohet Superkupa e Evropës.