Sulmuesi brazilian, Endrick ka shënuar gol në debutimin e tij zyrtar me fanellën e Real Madridit. Pas barazimit me Mallorcan e Vedat Muriqit, Reali të dielën e mposhti Real Valladolidin me rezultatin 3:0. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe i takoi javës së dytë të La Ligas.
Endricku në lojë u inkuadrua në minutën e 86-të, dhe e realizoi golin e fundit në ndeshje për Realin në minutën e 96-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e parë e shënoi mesfushori uruguaian Fede Valverde në minutën e 50-të. Brahim Diaz e realizoi golin e dytë në minutën e 88-të.
Reali në ndeshjen hapëse të edicionit 2024/2025, barazoi me rezultat 1:1 me Mallorcan. Reali me fitore ka katër pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë.
Real Valladolidi është në vendin e tetë me tri pikë.