Lindon Emërllahu e Ilir Krasniqi me Polissya Zhytomyrin të dielën e kanë nisur me fitore edicionin e ri në elitën e futbollit ukrainas.
Polissya Zhytomyri në xhiron e parë të edicionit 2026/27 e mposhti skuadrën Chornomorets Odesa në udhëtim me rezultatin 2:1.
Giorgi Robakidze i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 13-të.
Mysafirët shifrat në 1:1 i barazuan në minutën e 32-të me golin që e realizoi Vladyslav Veleten.
Ndërsa golin e fitores 2:1 për Polissyan e shënoi Igor Krasnopir në minutën e 51-të.
Mesfushori Emërllahu luajti vetëm në pjesën e parë, kurse mbrojtësi Krasniqi e kompletoi ndeshjen.
Të dy reprezentuesit e Kosovës te Polissya janë transferuar në fillim të vitit.