Lindon Emërllahu ka dhuruar një asistim për skuadrën ukrainase, Polissya Zhytomyr.
Polissya të martën në miqësore e mposhti skuadrën e njohur kanadeze, Vancouver Whitecaps, me rezultatin 2:0. Miqësorja u luajt në Spanjë ku dy skuadrat janë duke e zhvilluar fazën përgatitore.
Kjo ndeshje ishte e veçantë pasi për Polissyan luajti edhe kampioni i kategorisë së rëndë në boksin profesionist, Oleksandr Usyk.
Usyk fitoi mundësinë që të paraqitej në miqësore nga minuta e 76-të. Ai u aktivizua si sulmues anësor.
Mesfushori i Kosovës, Emërllahu, asistoi te goli i parë të cilin e realizoi Oleksandr Nazarenko në minutën e katërt.
Për Polissyan luajti edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Ilir Krasniqi.
Pjesë e Vancouverit është legjenda gjermane, Thomas Muller.
Lindon Emërllahu first assist for Polissya in a friendly game vs @WhitecapsFC @FootballKosovo @kosovarfootball @Kosovartalents https://t.co/cXKjQnMKvf
— Polissya Zhytomyr EN (@PolissyaEN) January 27, 2026
Pas takimit, dy futbollistët e Kosovës, Ilir Krasniqi e Lindon Emërllahu, e takuan edhe kampionin e botës në boks, Oleksandr Usyk.
