Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Egnatia humb në Dublin 3:1 nga Shamrocku

Egnatia - Shamrock

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, ka pësuar disfatë 3:1 në Dublin të Irlandës nga Shamrocku.
Ndeshja e luajtur të martën mbrëma i takoi raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Për Shamrockun golat i shënuan Grahm Burke nga penalltia në minutën e 29-të, Roberto Lopez në minutën e 55-të dhe Aaron Greene në minutën e 57-të.

Guillem Jaime shënoi golin e vetëm për ekipin nga Rrogozhina.

Ai fillimisht humbi penalltinë, por shënoi pas topit të kthyer nga portieri i vendësve. 

Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Shqipëri.