Futboll

Egnatia fiton me gol të minutës së 92-të

Egnatia

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, ka nisur me fitore kampanjën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Të martën mbrëma në Rrogozhinë, Egnatia, fitoi 1:0 ndaj Breidablikut të Islandës.

Golin e fitores e shënoi rezervisti Ildi Gruda në minutën e 92-të.

Ndeshja e kthimit e raundit të parë kualifikues është pas një jave në Kopavogur të Islandës.