Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

E kryer, Brruti te Hajduku i Splitit

brruti

Mesfushori i Malishevës, 22-vjeçari Etnik Brruti, do të jetë lojtar i Hajdukut të Splitit brenda pak ditësh. 

Ai do t’i bashkohet skuadrës së madhe kroate si futbollist i lirë dhe do të jetë transferimi i parë i afatit kalimtar veror. Lajmi është bërë i ditur nga mediumi kroat “Index.hr”.  

Brrutit i skadon kontrata me Malishevën dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit kroat. 

Brruti më parë ka përfaqësuar grupmoshat e reja të Kosovës, ndërsa për U21 të Kosovës i luajti tetë ndeshje. Ishte edhe kapiten i Kosovës U21, por më pas vendosi që ta përfaqësojë Shqipërinë. Me U21 të Shqipërisë, Brruti i ka realizuar dy gola në tetë ndeshje. 

Ai ishte ftuar nga selektori brazilian Sylvinho te Shqipëria A. 

Edhe Brruti zyrtarizohet te Hajduku i Splitit Futboll 1 muaj më parë Brruti zyrtarizohet te Hajduku i Splitit

Vlera e Brrutit në “transfermarkt” është 550 mijë euro. 

Brruti në edicionin e kaluar me Malishevën i luajti 35 ndeshje dhe i pati nëntë gola të shënuar e pesë asistime. Ai më parë ishte pjesë e Besës së Pejës.