Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dy gola të Griezmannit ndihmojnë Atleticon në Kupë

Atletico Madridi

Atletico Madridi nuk ishte aspak bindës të mërkurën mbrëma. 

Megjithatë, arriti të avancojë në një të tetën e finales së Kupës së Mbretit, pas fitores 3:2 në udhëtim te Atleitco Baleares e kategorisë së katërt në futbollin spanjoll. 

Antoine Griezmann dhe Giacomo Raspadori shënuan për katër minuta në pjesën e parë për 2:0, kurse Gerardo Bonet e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 28-të. 

Griezmann në minutën e 72-të shënoi për 3:1. 

Jaume Tovar i vendësve humbi penalltinë në minutën e 80-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Mouhamadou Keita, po nga penalltia në minutën e 90-të.