Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore të rëndësishme duke e mposhtur të martën Gjilanin në udhëtim me rezultatin 2:0. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të elitës së futbollit kosovar.
Skuadra nga Klina u kthye te fitorja pas dy humbjeve radhazi.
Altin Mërlaku shënoi për 1:0 në minutën e pestë.
Basit Khalid e shënoi golin e dytë në minutën e 84-t.
Dukagjini vazhdon të jetë në pozitën e katërt me 17 pikë. Gjilani ka gjashtë pikë më pak në vendin e tetë.