Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dukagjini fiton në kampionat pas afro pesë muajsh

KF Dukagjini

Dukagjini ka shënuar fitore dramatike në elitën e futbollit kosovar pas katër muajsh e gjysmë. 

Të dielën gjatë ditës në terrenin me bar sintetik në Gjilan, skuadra nga Klina fitoi ndaj Gjilanit me rezultatin 3:2. Ndeshja i takoi xhiros së 29-të. 

Fitorja e fundit e Dukagjinit në Superligë ishte më 30 nëntor ndaj Llapit në udhëtim. 

Nga ajo kohë kishte ecuri prej nëntë barazimeve e katër humbjeve. 

Fitorja pas afro pesë muajsh u arrit me trajnerin Arsim Thaqi dhe ishte dramatike.

Edhe Dukagjini e mposht kampionen Futboll Dukagjini e mposht kampionen

Altin Merlaku shënoi për 1:0 në minutën e 23-të. Penalltinë e tij e priti fillimisht portieri Agron Kolaj, por më pas nga topi i kthyer, Merlaku nuk gaboi. Golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë. 

Robert Rrahmani i barazoi shifrat në minutën e 51-të, ndërsa pesë minuta më vonë, për 2:1 në të mirë të klinasve realizoi Dienit Isufi. 

Sfida u bë dramatike në minutat shtesë. 

Udoyen Akpan realizoi me goditje të bukur nga zona në minutën e 92-të. Por tre minuta më vonë, Dardan Morina ishte i saktë me gjuajtje, që ia siguroi Dukagjinit fitoren 3:2. 

Dukagjini me fitore forcohet në pozitën e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Gjilani i pesti i ka 43 pikë.
 


Dukagjini kthen epërsinë ndaj Gjilanit

Dienit Isufi shënoi për epërsinë e dytë të Dukagjinit. Ai realizoi golin për 2:1 kundër Gjilanit në minutën e 51-të.

 


Gjilani barazon rezultatin

Gjilani ka barazuar rezultatin 1:1 ndaj Dukagjinit.

Edhe Dukagjini shmang humbjen nga Gjilani me gol të minutës së 96-të Futboll Dukagjini shmang humbjen nga Gjilani me gol të minutës së 96-të

Golin për 1:1 e shënoi Robert Rrahmani në minutën e 51-të.


Epërsi e një goli për Dukagjinin në pjesën e parë

Dukagjini e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë ndaj Gjilanit.

Në ndeshjen që po luhet në terrenin me bar sintetik në Gjilan, golin e vetëm në 45 minutat e para e shënoi Altin Merlaku.

Merlaku realizoi në minutën e 24-t.


Dukagjini po e befason Gjilanin

Dukagjini po e befason skuadrën e Gjilanit, në terrenin me bar sintetik në Gjilan.

Altin Merlaku realizoi në minutën e 24-t.

Merlaku gjuajti nga penalltia që u akordua pas rishikimit të situatës në VAR.

Tentimin e parë të tij e priti portieri Agron Kolaj, që e devijoi topin në shtyllë.

Edhe Dukagjini kthehet te fitorja pas dy humbjeve Futboll Dukagjini kthehet te fitorja pas dy humbjeve

Por pas topit të kthyer në zonë sërish, Merlaku nuk gaboi dhe shënoi për 1:0.

Ndeshja i takon xhiros së 29-të.