Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dinamo fiton ndeshjen e mbetur, Hoxha nuk inkuadrohet

Dinamo

Dinamo e Zagrebit e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të elitës së futbollit kroat.

Skuadra e madhe kroate të mërkurën në mbrëmje fitoi ndaj Varazhdinit me rezultatin 2:1.

Martin Baturina në pjesën e parë dhe Gabriel Vidoviq në pjesën e dytë shënuan golat e fitores.

Luka Jeleniq u përjashtua nga loja te mysafirët në minutën e 64-t, kurse golin e vetëm për vizitorët e shënoi Domagoj Drozdek, në minutën e 72-të.

Arijan Ademi u inkuadrua në fitoren e Dinamos në minutën e 69-të, kurse Arbër Hoxha ishte në bankën rezervë.

Dinamo i afrohet Rijekës lidere në vetëm dy pikë.

Edhe Hoxha luan por Dinamo Zagrebi mposhtet në shtëpi Futboll Hoxha luan por Dinamo Zagrebi mposhtet në shtëpi

Rijeka ka 68 pikë në vendin e parë, kurse Dinamo ka 66 pikë.

Në vendin e tretë është Hajduku i Splitit me 55 pikë.