Faruk Statovci është dënuar me dy ndeshje mosushtrim të detyrës së trajnerit. Vendimi u mor të premten nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së.
Statovci, që është trajner i klubit Rilindja 1974, është dënuar për fyerje ndaj arbitrave gjatë dhe pas ndeshjes së Ligës së Parë me Istogun. Madje është dashur edhe intervenimi i policisë për të ofruar siguri për gjyqtarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas përfundimit të pjesës së parë, duke shkuar në zhveshtore, filloi me fyerje, akuza dhe kërcënime prej më të rëndave në drejtim të gjyqtarëve. Mirëpo nuk mbarojë me kaq sepse pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri i Rilindja 1974, Faruk Statovci, përsëri vazhdoi me fyerje, ofendime dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve. Mirëpo falë intervenimit të policisë u evitua më e keqja”, shkruan në vendimin e Disiplinorit.
Ish-futbollisti e luan edhe rolin e analistit në studio televizive.
Është i punësuar edhe në FFK si trajner te përfaqësuesja U15.