Milani e ka zyrtarizuar të mërkurën transferimin e qendërmbrojtësit belg, Koni De Winter.
De Winter 23-vjeçar i ka kushtuar “kuqezinjve” 20 milionë euro.
Ai i kreu testet mjekësore të martën në mbrëmje, ndërsa zytarizimi u bë një ditë më pas.
Për të ishin interesuar edhe Interi, Tottenhami e Bourneomuthi, por Milani me drejtor sportiv, Igli Taren, ka arritur t’i sigurojë shërbimet e futbollistit premtues.
Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, teksa do të përfitojë 1.8 milionë euro.
De Winter ka tri paraqitje për Belgjikën.
Edhe
Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourgu
Në Itali është prej vitit 2018 kur iu bashkua të rinjve të Juventusit.
Si i huazuar ka luajtur edhe tek Empoli në edicionin 2022-23.
Në 68 paraqitje në Serie A, ai ka realizuar tri gola dhe një asistim.