Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

De Ligt: Anësori më kërkoi falje për ‘gabimin’

Matthijs de Ligt

"Nëse pozita jashtë lojës nuk është e qartë, loja duhet të vazhdojë" - ka deklaruar De Ligt

Mbrojtësi i Bayernit, Matthijs de Ligt, ka thënë se anësori i ka kërkuar falje që ngriti flamurin për pozicion jashtë loje para se ta çonte topin në rrjet, që do të ishte goli i barazimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit të mërkurën.

Mbrojtësi holandez shënoi në minutat shtesë në atë që do ishte goli i barazimit 2:2 dhe do ta dërgonte ndeshjen në shtesë. Por goli nuk u llogarit pasi gjyqtari dha fishkëllimën për ‘offside’ para se të zhvillohej aksioni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Anësori më tha: ‘Më falni, bëra një gabim’ “, ka thënë De Ligt pas humbjes 2:1 nga Reali, në të cilën Joselu shënoi dy gola për ta përmbysur rezultatin dhe për t’i çuar “Mbretërit” në finalen e 1 qershorit kundër Dortmund.

“Rregulli thotë se nëse pozita jashtë lojës nuk është e qartë, loja duhet të vazhdojë. Dhe nëse në minutën e fundit fishkëlleni kështu, mendoj se ky është gabim i madh. Nëse është ‘offside’ apo jo, nuk e di, VAR mund ta kontrollojë, por nëse nuk e kontrollon, si mund ta shohësh? Ky është turp”, ka thënë holandezi pas ndeshjes.

VIDEO:

LEXO EDHE: