Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

De Bruyne shënon dy gola për Napolin

Kevin De Bruyne

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, ka realizuar dy gola për skuadrën e Napolit.

De Bruyne te Napoli u transferua në fillim të muajit të kaluar si futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Manchester Cityn.

Napoli të shtunën fitoi 3:2 ndaj Gironas. Ndeshja e zhvilluar në “Stadio Teofilo Patini” ishte miqësore.

34-vjeçari De Bruyne e shënoi golin e dytë dhe të tretë në minutën e 15-të dhe të 23-të.

Mesfushori me shumë përvojë me kampionin italian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Edhe Napoli fiton, dy gola të De Bruynes Futboll Napoli fiton, dy gola të De Bruynes

Te napolitanët nga minuta e parë u paraqit edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Për Napolin kjo ishte ndeshja e pestë miqësore e zhvilluar. Deri në fillim të sezonit të ri do t’i luajë edhe dy miqësore të tjera.