Futboll

Dalin në shitje biletat për ndeshjet e qershorit

Federata e Futbollit e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka vënë në shitje biletat për ndeshjet miqësore për duelet miqësore të muajit qershor.

Kosova më 6 qershor luan ndaj Armenisë, ndërsa më 9 qershor përballet me Përfaqësuesen e Komoreve.

Biletat kushtojnë nga 5 deri në 80 euro.

Në tribunat në veri dhe jug, bileta është 5 euro.

Në tribunën e Lindjes, një biletë kushton 10 euro, kurse në tribunën e Perëndimit, bileta kushton 20 euro.

80 euro kushton bileta VIP.

Bli biletë